Ramos: Real Madrid do të kishte fituar më shumë tituj nëse nuk do të ishte Messi

  • S.A /
  • 08 April 2021 - 09:16
Ramos: Real Madrid do të kishte fituar më shumë tituj nëse nuk do të ishte Messi

Sergio Ramos nuk ka dyshime se Real Madrid do të kishte gëzuar edhe më shumë sukses gjatë kohës së tij në klub nëse Lionel Messi nuk do të ishte në Barcelona. Kapiteni i Real Madridit ka fituar katër tituj të Champions Leagues me klubin, por pesë titujt e tij LaLiga Santander janë vetëm gjysma e asaj të fituara nga Messi me katalanasit. “Ne kemi vuajtur kundër Messit gjatë këtyre viteve,” tha Ramos në serinë e tij dokumentare “Legjenda e Sergio Ramos”.

“Ndoshta nëse Barcelona nuk do ta kishte atë, ne do të kishim fituar më shumë tituj.Ishte një kohë kur u përballëm me Barcelonën më të mirë në histori. Ne kishim një trajner të shkëlqyeshëm si Mourinho , por ishte e vështirë për ne t’i mposhtnim ata” – theksoi Ramos.

Barcelona dhe Real Madridi janë edhe këtë vit në garë të ngushtë për titullin e La Ligas, ndërsa “Los Blancos” po luftojnë edhe në një tjetër front, atë të Ligës së Kampionëve, ku e fituan ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Liverpoolit 3:1.

(Kosova Sot Online )