Conor Benn s’po e pranon meçin, Marku: Je një frikacak

  • S.A /
  • 08 prill 2021 - 09:54
Conor Benn s’po e pranon meçin, Marku: Je një frikacak

Conor Benn është kundërshtari që Florian Marku dëshiron ta ketë përballë tash e një kohë. Në një intervistë për Sky Sports, Florian Marku i dërgoi një mesazh Bennit. “Ju jeni një frikacak. Dilni në ring vetëm me kundërshtar të këqij. Unë e di që ai nuk do të luftoj me mua, sepse gjithmonë zgjedh kundërshtar të këqij me rekorde të dobëta”, ka thënë Marku.Benn rikthehet në ring të shtunën dhe do të rrihet me Samuel Vargas.

“Ai ka mposhtur kundërshtar të lehtë vetëm për ta ndërtuar rekordin e tij. Conor do të fitoj të shtunën. Ai kurrë nuk do të zgjidhte dikë pa humbje. Edhe Rylan Charlton do i bënte probleme”, vazhdoi boksieri shqiptar.

Kujtojmë se pak javë më parë, Florian Marku e mundi boksierin britanik Rylan Charlton.

(Kosova Sot Online )