Pirlo tregon pse startoi me Buffonin dhe e la në stol Szczesnyn

  • S.A /
  • 08 April 2021 - 12:18
Pirlo tregon pse startoi me Buffonin dhe e la në stol Szczesnyn

Andrea Pirlo sqaron se Wojciech Szczësny nuk e ka humbur vendin e tij si titullar duke këmbëngulur se ai kishte nevojë vetëm për të pushuar.

Në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes të martën, trajneri i Juventusit kishte thënë se Szczesny do të niste kundër Napolit, por ishte Gigi Buffon që startoi në vend të ish-portierit të Arsenalit kundër ekipit të Amir Rrahmanit.. “Ishte diçka që e kisha përgatitur tashmë,” pranoi Pirlo pas fitores 2-1 të Juventusit. 

“Ka pasur kritika ndaj Szczesny pas ndeshjes së fundit dhe ju thashë se ai do të luante gjithsesi. Megjithatë, unë tashmë kisha biseduar me të, ai ishte i lodhur pasi kishte luajtur shumë ndeshje, me ekipin e tij kombëtar gjithashtu. Atij i duhej një pushim për të filluar përsëri. Ai mbetet titullar i Juventusit” – tha Pirlo.

Fitorja 2:1 ndaj Napolit e qetëson pak Pirlon i cili ishte pranë shkarkimit nga stoli i “Zonjës së Vjetër”, ndonëse edhe tash ai nuk e ka aspak të sigurt vendin e tij aty. 

(Kosova Sot Online )