
Lexoni edhe:
Fshesa e VETTING-ut duhet t’a pastron nga krimi edhe Policinë e kapur të Kosovës!
Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të sezonit si lojtar i lirë. 27-vjeçari i Kombëtares shqiptare ka disa oferta tashmë, përfshirë nga Milani dhe Roma, teksa raportohet se e do edhe Lazio. Tani ka folur edhe agjenti i mbrojtësit shqiptar, Mario Giuffredi. Për Radio Kiss Kiss, ai ka zbuluar se Hysaj do të luajë te një klub në Champions League sezonin tjetër.
Fshesa e VETTING-ut duhet t’a pastron nga krimi edhe Policinë e kapur të Kosovës!Lexoni edhe:
“Besoj se Hysaj do të transferohet në një klub që do të luajë në Champions League, por nuk është e thënë se do të ndodhë pikërisht kështu”, u shpreh ai. “Kemi shumë opsione që po i vlerësojmë me kujdes, kemi kohë për të bërë zgjedhjen e duhur, është akoma herët”.
(Kosova Sot Online )