Fshesa e VETTING-ut duhet t’a pastron nga krimi edhe Policinë e kapur të Kosovës!

Fshesa e VETTING-ut duhet t’a pastron nga krimi edhe Policinë e kapur të Kosovës!
Fshesa e VETTING-ut duhet t’a pastron nga krimi edhe Policinë e kapur të Kosovës!

Muhamet Kelmendi

  • 09 April 2021 - 07:45

Shkruan: ANALIST- Muhamet Kelmendi

 Lufta kundër dukurive të dëmshme në shumë sfera jashtë organeve që janë kompetente për të luftuar korrupsionin dhe krimin nuk mund të bëhet me sukses nëse dështon organi kryesor (policia dhe AKI) që është për të luftuar krimin në shoqëri. Që sukseset të realizohen, përkatësisht që të kemi prokurori të lirë dhe ligjore, gjykata të pavarura dhe jo antiligjore, duhet të kemi polici të pastër, me  të kaluar jo kriminale dhe tipike ligjore.

Dukuritë negative që po paraqiten kohë pas kohe në polici po tregojnë se dukuritë negative e kanë zanafillën në polici dhe në prokurori. Duke filluar këtu kur po dështon edhe gjykata ose asaj po i shkon për shtati në punën e vetë po ashtu jo ligjore. Me fakte dhe prova të mangëta që vijnë nga prokuroria dhe organet tjera që punojnë nën urdhrat e prokurorisë, si policia dhe agjencitë e ndryshme për luftimin e krimit,  i ndihmojnë gjyqtarëve të pa denjë, korruptive etj., për të devijuar zbatimin e ligjit pa asnjë ndëshkim.

Kështu është çështja te keqpërdorimet e pozitës zyrtare, te korrupsioni dhe te krimet e nivelit të lartë. Prandaj edhe nuk kemi dënime dhe masa tjera penale kundër dukurive të tilla. Natyrisht se në kuadër të VETTING-ut duhet të futen edhe organet tjera, veç prokurorisë e gjykatave. VETTING- duhet të kemi në polici dhe në çdo agjenci të anti-korrupcionit dhe të luftës kundër krimit. Pa këso masash nuk kemi asnje shërim në sistemin e drejtësisë. Masat shkojnë së bashku dhe vetëm bashkërisht fitohet beteja kundër krimit dhe korrupsionit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".