“Hysaj do të transferohet te një klub që luan në Champions League”

  • S.A /
  • 09 April 2021 - 09:34
“Hysaj do të transferohet te një klub që luan në Champions League”

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të sezonit si lojtar i lirë. 27-vjeçari i Kombëtares shqiptare ka disa oferta tashmë, përfshirë nga Milani dhe Roma, teksa raportohet se e do edhe Lazio. Tani ka folur edhe agjenti i mbrojtësit shqiptar, Mario Giuffredi. Për Radio Kiss Kiss, ai ka zbuluar se Hysaj do të luajë te një klub në Champions League sezonin tjetër.

“Besoj se Hysaj do të transferohet në një klub që do të luajë në Champions League, por nuk është e thënë se do të ndodhë pikërisht kështu”, u shpreh ai. “Kemi shumë opsione që po i vlerësojmë me kujdes, kemi kohë për të bërë zgjedhjen e duhur, është akoma herët”. 

(Kosova Sot Online )