Superliga vazhdon me dy super ndeshje

  • S.A /
  • 10 April 2021 - 09:59
Superliga vazhdon me dy super ndeshje

Trepça ’89 e hapi javën e 28-të në Superligë duke e mundur 0-1 në udhëtim Arbërinë, ndërsa sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje interesante. Ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në stadiumin e “Qytetit”, në Gjilan, aty ku Gjilani pret Feronikelin. Të dy skuadrat në këtë ndeshje do të hyjnë vetëm për fitore.

Ndërsa takimi tjetër do të zhvillohet në Suharekë, ku Besa është mysafire e Ballkanit. Nesër (të dielën) do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera për t’u mbyllur java e 28-të.

(Kosova Sot Online )