“I rrëzuar, por jo i mbaruar” mesazhi i yllit të Real Madridit pas lëndimit të rëndë

  • S.A /
  • 12 April 2021 - 09:02
“I rrëzuar, por jo i mbaruar” mesazhi i yllit të Real Madridit pas lëndimit të rëndë

“I rrëzuar, por jo i mbaruar” mesazhi i yllit të Real Madridit pas lëndimit të rëndë

Fitorja e Real Madridit kundër Barcelonës të shtunën në El Clasico ishte sa e ëmbël aq e hidhur, posaçërisht për Lucas Vazquezin, i cili pësoi lëndim serioz. Vazquez u përplas me Sergio Busquetsin dhe nuk qe në gjendje ta vazhdojë ndeshjen. Një ditë më vonë, Real Madridi e konfirmoi lajmin e keq për të kur njoftoi se ai e ka ndrydhur ligamentin në gjurin e majtë dhe për të sezoni ka mbaruar këtu, sipas të gjitha gjasave.

Por Lucas mban qëndrim pozitiv dhe këtë e shfaqi në rrjetet sociale të dielën, kur iu drejtua tifozëve madrilenë.

“Për një kohë më duhet ta ndihmojë ekipin nga jashtë. I rrëzuar por jo edhe i mbaruar”, shkroi Lucas.

“Nëse ky klub më ka mësuar mua diçka, është të punoj fort gjithmonë dhe të luftoj gjithmonë. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja. Është vetëm një qëllim i vetëm: të luftojmë për titull në La Liga dhe për Ligën e Kampionëve”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )