Tifozët e Galatasarayt të trishtuar dhe në shok: Radamael Falcao ka pësuar një lëndim horror në fytyrë

  • S.A /
  • 12 April 2021 - 10:50
Tifozët e Galatasarayt të trishtuar dhe në shok: Radamael Falcao ka pësuar një lëndim horror në fytyrë

Sulmuesi i Galatasaray, Radamel Falcao ka thyer një kockë në fytyrë pasi u përplas me një bashkëlojtarë në stërvitje.

Klubi turk njoftoi të dielën se përfaqësuesi i Kolumbisë u dërgua në spital për analiza pasi pësoi dëmtimin dhe përballet me një situatë tejet të vështirë.

35-vjeçari do t’i nënshtrohet një operacioni në kockën e thyer në fytyrën e tij dhe nuk dihet ende për sa kohë do të jetë jashtë fushe.

Një deklaratë nga klubi sqaron: “Pas përplasjes së kokës në stërvitjen e sotme, një frakturë u zbulua në kockat e fytyrës së një prej lojtarëve tanë, Radamel Falcao, ekzaminimet e të cilit u kryen në spitalin tonë”.

“Trajtimi i lojtarit tonë është planifikuar për këtë mbrëmje me një ndërhyrje të mbyllur nën anestezion”.

Ish-sulmuesi i Manchester United dhe Chelsea pësoi lëndimin kur u përplas me kokë me anësorin e Galatasarayt, Kerem Akturkoglu.

Falcao u largua nga përplasja në një formë shumë më të keqe se 22-vjeçari, bëri të ditur klubi turk.

(Kosova Sot Online )