Sportet luftarake duket se nuk janë për YouTuberin – Logan Paul turpërohet edhe në debutimin e tij në WWE

  • S.A /
  • 12 April 2021 - 11:11
Sportet luftarake duket se nuk janë për YouTuberin – Logan Paul turpërohet edhe në debutimin e tij në WWE

Logan Paul mori një goditje të ashpër nga Kevin Owens në WrestleMania në debutimin e tij në WWE.

YouTuberi i rikthyer në boksier bëri hyrjen e tij ,e spektakël në stadiumin Raymond James në Tampa Bay, pasi Sami Zayn e ftoi atë si një “mysafir nderi”. Por, pasi Owens mposhti kundërshtarin e tij, Zayn, në ‘Grandest Stage Of Them All’, Paul e shtyu këtë të fundit para se të ngriste dorën e ish-kampionit. Nokauti nuk ishte me gjasë i planifikuar, por çuditërisht, tifozët e pranishëm dhe në të gjithë botën e pëlqyen momentin e rënies në dysheme të Paul.

Paul është tashmë në të njëjtën paralele me reperin ‘Machine Gun Kelly’, që janë ‘viktima’ të Owens, një veteran në këtë sport. Përvoja e parë e 26-vjeçarit në WrestleMania ishte shumë e ndryshme nga ajo e kundërshtarit të tij të ardhshëm në boks, Floyd Mayweather.

Kampioni i pamposhtur me 50 fitore u përballë me Big Show në WrestleMania 24 dhe mundi ish-kampionin trupmadh me një goditje në nofull. 

(Kosova Sot Online )