Skuadra kolumbiane detyrohet të luajë me vetëm 7 lojtarë

  • S.A /
  • 12 April 2021 - 11:51
Skuadra kolumbiane detyrohet të luajë me vetëm 7 lojtarë

Klubi nga liga elitare e Kolumbisë, Rionegro Aguilas, u detyra të luajë kundër Boyaca Chicos me vetëm shtatë lojtarë të dielën, për shkak të rasteve me COVID-19 dhe lëndimeve në skuadër. Për çudi, Aguilas ia doli t’i bëjë ballë kundërshtarit për 57 minuta, para se t’i pranonte tri gola dhe të humbiste 3:0.

Ndeshja u pezullua pasi lojtari i Aguilas Giovanny Martinez u lëndua dhe nuk qe në gjendje të vazhdonte në minutën e 79-të, duke e lënë ekipin më me pak lojtarë sesa numri minimal i nevojshëm për të luajtur.

Aguilas i kishte kërkuar ligës elitare kolumbiane, Categoria Primera A, ta shtynte ndeshje pasi 16 prej lojtarëve të tij kishin dalë pozitiv në testin për koronavirus, ndërsa shtatë të tjerë ishin të lënduar.

Megjithatë, liga vendosi që ndeshja duhej të zhvillohej dhe Aguilas ishte në gjendje t’i zbriste në fushë vetëm shtatë lojtarë të shëndoshë – përfshirë dy portierë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Aguilas tha se vendosi të luante vetëm për t’i shmangur dënimet e rënda.

Para ndeshjes Agulas shkroi në Twitter: “18… na falni, 7 lojtarët e thirrur për ndeshjen më të pabarabartë në histori”.

(Kosova Sot Online )