Në Meksikë shënohet gol nga 80 metra distancë

  • S.A /
  • 13 April 2021 - 16:03
Në Meksikë shënohet gol nga 80 metra distancë

Ky është një nga ata golat e rrallë që mbeten të ngulitur në memorie, i shënuar në ndeshjen e javës së 14-të të kampionatin meksikan, Pachuca – Puebla 1-3. Ishte minuta e 6-të shtesë dhe miqtë kryesonin 1-2, teksa futbollistët vendës po bënin përpjekjet e fundit për të barazuar.

Pas ekzekutimit të një këndoreje, Salvador Reyes i Pueblas, pasi sheh që portieri kundërshtar kishte braktisur portën, për t’i dhënë ndihmë sulmit, godet nga një distancë rreth 80 metra, me topin që arrin të kalojë vijën fatale edhe pse e humbet ndjeshëm fuqinë. I ligjshëm entuziazmi te futbollistët e Pueblas, që me këtë finalizim të pabesueshëm mbyllën ndeshjen me rezultatin 1-3.

(Kosova Sot Online )