Dënohet gjyqtari që nuk pranoi golin e Ronaldos ndaj Serbisë

  • S.A /
  • 13 April 2021 - 16:08
Dënohet gjyqtari që nuk pranoi golin e Ronaldos ndaj Serbisë

Gjyqtari anësor, Mario Diks është dënuar nga Federata e Futbollit të Holandës. Ky dënim vjen pasi në ndeshjen Serbi – Portugali, Diks nuk pranoi golin e rregullt të shënuar nga Cristiano Ronaldo. Edhe pse topi kishte kaluar vijën fatale, goli nuk u pranua nga gjyqtarët e ndeshjes, çka bëri që Ronaldo të nervozohej pa masë.

Ekipi i gjyqtareve në Holandë e kanë larguar nga lista arbitrin. Ai nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë për ndeshjet e Kampionatit Europian që mbahet këtë vit.

https://twitter.com/goal/status/1376067120295989249/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1381959697717194752%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es3_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fdenohet-gjyqtari-qe-nuk-pranoi-golin-e-ronaldos-ndaj-serbise%2F

(Kosova Sot Online )