Tottenhami po përfundon keq, e tall edhe sponsori i ri për kabinetin e zbrazët të trofeve

  • S.A /
  • 15 April 2021 - 16:08
Tottenhami po përfundon keq,  e tall edhe sponsori i ri për kabinetin e zbrazët të trofeve

Partneriteti i Tottenhamit me sponsorin e ri, Dulux, nuk ka nisur në mënyrën më të mirë, pasi kompania e bojërave e ka tallur klubin e Premierligës për kabinetin e zbrazët të trofeve pak minuta pasi u bë zyrtare marrëveshja mes tyre.Tottenhami nuk ka fituar trofe që 13 vjet por mban shpresa se Jose Mourinho do të jetë në gjendje t’i japë fund atij mallkimi dhe t’ia sjellë trofeun e parë në vitin 2021, kur të takohet me Manchester City në finale të Carabao Cup më 25 prill.

Tani për tani, klubi londinez vijon të jetë objekt talljeje për disa. Dulux u përfshi në një debat tallës me tifozët në rrjetet sociale, pak orë pasi u pajtua për t’u bërë furnizues i gjigantit londinez. Pasi Tottenhami njoftoi se Dulux do të jetë sponsori i saj i ri, nuk iu desh shumë kohë tifozëve të sugjeronin se ku dukej të ruheshin kutitë me bojë. Dulux u përgjigj duke e postuar një reklamë të rreme për një kabinet të papërdorur të trofeve. Kur një tjetër përdorues në Twitter nënvizoi se Tottenhami duhet t’i ruajë furnizimet me bojë në kabinet sepse “nuk ka çfarë të vendosë tjetër në të”, Dulux u përgjigj përsëri duke thënë: “Mos u bëj budalla, sipërfaqet duhet jenë të pa pluhurosura para se të lyhen me bojë”.

(Kosova Sot Online )