City vendos të paguajë klauzolën e Grealish

  • 16 April 2021 - 09:17
City vendos të paguajë klauzolën e Grealish

Jack Grealish mund të përfundojë në Manchester City.

Aston Villa ka bërë të ditur klauzolën e futbollistit për të gjitha klubet që duan ta rrëmbejnë atë në afatin kalimtar të verës dhe sipas “Football Insider”, Manchester City ka vendosur që ta paguajë atë. Pep Guardiola, trajneri i liderit të Premierligës, i pëlqen shumë 25-vjeçari.

Ai ka kontratë me Aston Villën deri më 2025 dhe mënyra e vetme për ta transferuar është duke paguar klauzolën e lirimit që është 50 milionë euro,. Kjo shifër është e përballueshme për Cityn që ka ndarë mendjen tashmë për futbollisten që ka shënuar 6 gola në 22 paraqitje në Premierligë këtë edicion. 

(Kosova Sot Online )