“Messi” i Guardiolës shpërblehet nga Manchester City

  • S.A /
  • 17 April 2021 - 09:34
“Messi” i Guardiolës shpërblehet nga Manchester City

Foden së shpejti do të hedh të zezën mbi të bardhë te Man City.

Sipas “Mirror”, Phil Foden është shumë afër rinovimit të kontratës me Manchester Cityn.

“Që nga koha me Messin, s’kam parë një të majtë më të mirë se Foden”, kishte thënë më parë Pep Guardiola për çka edhe dëshiron ta blindojë tani 20-vjeçarin.

Lideri i Premierligës raportohet se do të trefishojë pagën e mesfushorit deri në 100 mijë funte në javë dhe do të rinovojë deri më 2026.

Kontrata aktuale e Foden skadon në vitin 2024, ai ka shënuar 13 gola në 41 paraqitje për Cityn në të gjitha garat. 

(Kosova Sot Online )