Boksierja kosovare Donjeta Sadiku po përgatitet në Finlandë

  • S.A /
  • 19 April 2021 - 15:19
Boksierja  kosovare Donjeta Sadiku po përgatitet në Finlandë

Boksieria kosovare, Donjeta Sadiku, po i vazhdon përgatitjet në Tampere të Finlandës, bashkë me finlandezen, Mira Potkonenn, medaliste e bronztë olimpike në Olimpiadën “Rio 2016”.

Boksieria nga Gollaku po përgatitet për turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që në muajin qershor mbahet në Paris të Francës.

Sadiku synon ta fitojë normën olimpike për të marrë pjesë në evenimentin më të rëndësishëm të sportit botëror. 

(Kosova Sot Online )