Federata italiane reagon ndaj Juventusit, Milanit dhe Interit

  • S.A /
  • 19 April 2021 - 15:23
Federata italiane reagon ndaj Juventusit, Milanit dhe Interit

Federata e Futbollit e Italisë (FIGC) do t’i ndjekë udhëzimet e UEFA-s dhe FIFA-s, pasi Juventusi, Interi dhe Milani iu bashkuan Superligës Evropiane duke e braktisur Ligën e Kampionëve. FIGC nuk do t’i ndëshkojë Juventusin, Interin dhe Milanin në këtë sezon, por dënimet e ashpra mund t’i presin ato sezonin e ardhshëm. Shefi i UEFA-s: U ndalohet Botërori dhe Evropiani lojtarëve që luajnë në Superligën Evropiane.

Interi është në vendin e parë në tabelën e Serie A, Milani i dyti ndërsa Juventusi i katërti. Tri klubet më të mëdha italiane iu bashkuan 12 ekipeve të tjera në krijimin e kësaj lige të mbyllur. Sipas mediave italiane, FIGC do të mblidhet sot për të diskutuar rreth kësaj çështjeje. Por ndëshkimet e mundshme për themeluesit e Superligës Evropiane do të vendosen vetëm pasi UEFA ta ketë marrë vendimin, pastaj ligat vendore do të vendosin. 

(Kosova Sot Online )