Shefi i UEFA-s: U ndalohet Botërori dhe Evropiani lojtarëve që luajnë në Superligën Evropiane

  • S.A /
  • 19 prill 2021 - 15:27
Shefi i UEFA-s: U ndalohet Botërori dhe Evropiani lojtarëve që luajnë në Superligën Evropiane

Shefi i UEFA-s: U ndalohet Botërori dhe Evropiani lojtarëve që luajnë në Superligën Evropiane

Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, ka konfirmuar se lojtarët të cilët do të luajnë në Superligën Evropiane, do ta kenë të ndaluar të luajnë në Kupën e Botës dhe në Kampionatin Evropian.

12 klube, Real Madrid, Atletico Madrid, Barcelona, Arsenal, Chelsea, Manchester City, Manchester United, Liverpool, Tottenham, Inter, Milan dhe Juventus, e krijuan Superligën Evropiane të dielën.

Superliga do të jetë garë e mbyllur dhe do t’i japë fund garës më të famshme evropiane për klube, Ligës së Kampionëve, nëse jetësohet.

UEFA vazhdimisht e ka kundërshtuar krijimin e një lige të tillë dhe është mbështetur edhe nga FIFA për këtë.

“Lojtarët që do të luajnë në Superligë do ta kenë të ndaluar të luajnë në Kupën e Botës dhe në Kampionate Evropiane. Ata nuk do të lejohen të luajnë për ekipet e tyre kombëtare”, ka thënë Ceferin të hënën.

(Kosova Sot Online )