Arsyetimi i Perezit: E kemi bërë Superligën për ta shpëtuar futbollin

  • S.A /
  • 20 April 2021 - 10:11
Arsyetimi i Perezit: E kemi bërë Superligën për ta shpëtuar futbollin

Florentino Perez ka pretenduar se Superliga e Evropës, të cilën ai ka zgjedhur ta udhëheqë, do ta shpëtojë futbollin botëror me paratë e nxjerra nga klubet elitare që u ftuan në këtë ligë.

Fjalët e Perezit, i cili është president i Real Madridit po ashtu, u bënë një ditë pasi gara vjetore, 20-ekipeshe, e propozuar nga vetë ai mori kritika dhe reagime të ashpra negative nga shumë klube evropiane, si dhe nga UEFA. Real Madridi është njëri prej 12 klubeve themeluese të Superligës, të cilat do të jenë të përhershme në të; pra nuk bien nga liga.

Tre themeluesit e tjerë ende nuk janë bërë të ditur. Përkundër pohimeve të Perezit, klubet e mbetura jashtë Superligës besojnë se kjo garë e re dhe jo korniza tradicionale e futbollit do të jetë shkatërruese, me organin qeverisës së futbollit evropian që është shumë i brengosur për dëmin ekonomik saqë ka kërcënuar me pezullime për lojtarët e klubeve pjesëmarrëse.

“Po e bëjmë këtë për t’i shpëtuar klubet më modeste, para se mundësia për t’i shpëtuar ato të ketë ikur”, tha Perez të hënën vonë për El Chingruito.

“Kjo do t’i shpëtojë të gjithë. Futbolli po kalon nëpër çaste të vështira. Më të këqijat në 20 vjetët e fundit. Ne po luftojmë për të ardhmen e futbollit. Ka njerëz të cilët nuk po e marrin këtë seriozisht. Ne do ta ndihmojmë futbollin në çdo nivel dhe do ta dërgojmë në vendin e duhur në botë”, shtoi ai.  

(Kosova Sot Online )