Krijimi i Superligës Evropiane e bën edhe më të pasigurt të ardhmen e Messit

  • S.A /
  • 20 April 2021 - 10:17
Krijimi i Superligës Evropiane e bën edhe më të pasigurt të ardhmen e Messit

Krijimi i Superligës Evropiane e ka bërë edhe më të pasigurt të ardhmen e Lionel Messit në Barcelonë për disa arsye. Përfaqësuesit të Argjentinës i mbaron marrëveshja me Barçën në qershor dhe ende nuk asgjë rreth zgjatjes së kontratës së tij.Messi pritet të takohet me drejtuesit e Barcelonës, bashkë me babanë dhe menaxherin e vet, Jorge, për të biseduar për mundësitë tani që klubi katalonas i është bashkuar Superligës Evropiane.

Barcelona do të përfitojë shumë financiarisht si pjesë e kësaj gare të re, sepse do t’i fitojë 300 milionë euro vetëm për pjesëmarrje në të. Me këto para, gjiganti katalonas mund ta ndërtojë një projekt sportiv shumë të vlefshëm për ta bindur Messin të qëndrojë. Megjithatë, e tëra do të varet nga synimet e Messit me ekipin e vet kombëtar. UEFA dhe FIFA i kanë kërcënuar lojtarët e ekipeve pjesëmarrëse në Superligë se do t’iu ndalohet të luajnë për kombëtaret e veta, përfshirë në turne të mëdhenj si Kupa e Botës. Kupa e Amerikës dhe Kupa e Botës do të zhvillohen në 18 muajt e ardhshme dhe do të jenë mundësia e fundit për Messin që ta fitojë një trofe ndërkombëtar. Sikur Messi të vendoste të largohej nga Barça, atëherë janë disa klube të cilave ai mund t’iu bashkohet dhe të ketë të drejtë të luajë për kombëtaren. Ndër to është Paris Saint-Germain, gjiganti francez që nuk është pjesë e Superligës Evropiane. 

(Kosova Sot Online )