Zyrtare: Interi tërhiqet nga Superliga

  • S.A /
  • 21 April 2021 - 13:44
Zyrtare: Interi tërhiqet nga Superliga

nteri ka konfirmuar se është tërhequr nga Superliga Evropiane, duke u bërë klubi i parë italian dhe i shtati në përgjithësi që tërhiqet nga kjo garë e propozuar. Klubi zikaltër njoftoi në uebsajtin e vet se nuk do të jetë më pjesë e Superligës dhe se është i përkushtuar për t’i ofruar tifozëve të vet përvojën më të mirë. “FC Internazionale Milani konfirmon se klubi nuk është më pjesë e projektit për Superligën Evropiane”, thuhet në njoftimin e Interit. 

“Ne jemi gjithmonë të përkushtuar për t’iu ofruar tifozëve përvojën më të mirë në futboll; inovacioni dhe përfshirja kanë qenë gjithmonë pjesë e ADN-së sonë që prej themelimit”, thuhet tutje në njoftim.Ndërkohë, themeluesi i Superligës dhe presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, e ka pranuar se ka dështuar përfundimisht Superliga Evropiane, e cila për synim kishte ta zëvendësonte Ligën e Kampionëve si garën kryesore evropiane për klube.

I pyetur nëse ende ka gjasa që projekti i tyre të realizohet pas largimeve, Agnelli tha për Reuters: “Të jem i sinqertë me ju, jo, përfundimisht nuk do të ndodhë”. Para Interit, të martën vonë u tërhoqën edhe gjashtë klubet angleze, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Liverpool, Arsenal dhe Tottenham u tërhoqën. Nga 12 klube themeluese të kësaj lige, vetëm Real Madridi, Barcelona, Atletico Madridi, Juventusi dhe Milani kanë mbetur ende në listë.

(Kosova Sot Online )