Tërhiqet edhe Atletico Madridi, mbesin vetëm 4 klube në listën e Superligës

  • S.A /
  • 21 April 2021 - 13:51
Tërhiqet edhe Atletico Madridi, mbesin vetëm 4 klube në listën e Superligës

Atletico Madridi është klubi i radhës që është tërhequr nga projekti i Superligës Evropiane.

Në një njëjtën kohë me Interin, gjiganti spanjoll njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e projektit për Superligën,

Atletico është klubi i parë spanjoll që njofton largimin, ndërkohë që Real Madridi dhe Barcelona ende mbesin pjesë e listës së Superligës.

“Atletico Madridi vendosi të hënën e kaluar t’i bashkohet këtij projekti si përgjigje ndaj rrethanave të cilat nuk ekzistojnë më sot. Meritat sportive duhet patjetër të triumfojnë para çdo kriteri tjetër”, thuhet në njoftimin e Atleticos për largim.

Ndërkohë, themeluesi i Superligës dhe presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, e ka pranuar se ka dështuar përfundimisht Superliga Evropiane, e cila për synim kishte ta zëvendësonte Ligën e Kampionëve si garën kryesore evropiane për klube.

I pyetur të mërkurën nëse ende ka gjasa që projekti i tyre të realizohet pas largimeve, Agnelli tha për Reuters: “Të jem i sinqertë me ju, jo, përfundimisht nuk do të ndodhë”.

Para Interit dhe Atleticos, të martën vonë u tërhoqën edhe gjashtë klubet angleze, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Liverpool, Arsenal dhe Tottenham u tërhoqën.

Nga 12 klube themeluese të kësaj lige, vetëm Real Madridi, Barcelona, Juventusi dhe Milani kanë mbetur ende në listë.

(Kosova Sot Online )