Ibrahimovic dhe Theo i mungojnë Milanit kundër Sassuolos

  • S.A /
  • 21 April 2021 - 15:52
Ibrahimovic dhe Theo i mungojnë Milanit kundër Sassuolos

Zlatan Ibrahimovic, Isamel Bennacer dhe Theo Hernandez, do t’i mungojnë Milanit në përballjen e sotme kundër Sassuolos në Serie A.Milani dhe Sassuolo takohen në San Siro në orën 18:30.

Lojtarët kolumbianë të Futsallit e realizojnë ëndrrën evropiane – transferohen në Gjakovë

Bennacer mungon shkaku i një lëndimi në nyjën e këmbës, ndërsa Ibrahimovic dhe Theo kanë probleme fizike.

Trajneri Stefano Pioli tha dje se Hakan Calhanoglu dhe kjo treshe nuk kishin qenë në gjendje të stërvitnin për shkak të problemeve fizike.

Përfaqësuesi turk, megjithatë, është pjesë e skuadrës për takimin e sotëm. Në skuadër është rikthyer edhe Davide Calabria, pasi është riaftësuar nga lëndimi.

Milani është i dyti në tabelën e Serie A, me nëntë pikë mbrapa Interit.

(Kosova Sot Online )