Reali ka vendosur, Varane po luan sezonin e fundit

  • S.A /
  • 23 April 2021 - 09:12
Reali ka vendosur, Varane po luan sezonin e fundit

Raphael Varane do të sakrifikohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të verës. Sipas AS, kriza ekonomike për shkak të pandemisë i ka prekur të gjitha klubet, po ashtu edhe Real Madridin që gjatë verës do të shesë lojtarë.

Varane do të shitet për të stabilizuar paksa situatën, derisa është rrugës për t’u transferuar, David Alaba, si lojtar i lirë nga Bayern Munich. 

Varane ka bërë deri më tani 356 paraqitje, ka shënuar 17 gola. Ai është pjesë e Realit që nga viti 2011.

Në anën tjetër, nuk dihet se çfarë do të ndodhë as me Sergio Ramos, të cilit klubi i ka kërkuar uljen e pagës për të rinovuar kontratën. 

(Kosova Sot Online )