Kalendari i garës për titull: Vetëm 3 pikë dallim mes Atleticos, Realit, Barçës dhe Sevillës

  • S.A /
  • 26 April 2021 - 10:06
Kalendari i garës për titull: Vetëm 3 pikë dallim mes Atleticos, Realit, Barçës dhe Sevillës

Gara për titull në La Liga këtë sezon është më e fortë dhe më interesante së asnjëherë më parë, pasi dallimi mes katër skuadrave të para është vetëm tri pikë. Dështimet e Atletico Madridit dhe Real Madridit në javët e fundit, ia kanë mundësuar edhe Sevillës të futet në garë për titull këtë sezon. Qëndresa Krelani i akuzon Dritën, Prishtinën dhe Llapin për kurdisje të ndeshjeve. Derisa Atletico u mposht nga Bilbao, Barcelona e mundi Villarrealin, duke u barazuar me pikë me Real Madridin në vendin e dytë. Katalonasit e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Nëse Barcelona e mposht Granadan të enjten në ndeshjen e saj të mbetur, atëherë do ta marrë kreun e La Ligës me një epërsi prej një pike ndaj Atleticos. Rezultati në Bilbao të dielën mbrëma e ndryshoi plotësisht garën për titull, që nënkupton se Atletico duhet të fitojë në Camp Nou për ta fituar titullin, nëse rivalët e tij nuk humbin pikë vetë. Edhe Sevilla është në garë për titull, pasi e mposhti Granadan në fundjavë. Me 70 pikë, vetëm një mbrapa Real Madridit dhe Barcelonës, Sevilla mund ta fitojë titullin nëse tre rivalët lëshojnë pikë në ndeshjet e mbetura. 

Ndeshjet e mbetura të Atletico Madridit në La Liga.

Image

Ndeshjet e mbetura të Real Madridit në La Liga

Image

Ndeshjet e mbetura të Barcelonës në La Liga

Image

Ndeshjet e mbetura të Sevillës në La Liga

 

Image

 

(Kosova Sot Online )