NBA: Brooklyn Nets dhe Golden State vazhdojnë me fitore

  • S.A /
  • 26 April 2021 - 16:14
NBA: Brooklyn Nets dhe Golden State vazhdojnë me fitore

Tjetër fitore për Brooklyn Nets në NBA me skuadrën nga njujorkeze që blindoi vendin e parë në Konferencën e Lindjes falë triumfit me shifrat 128-119 ndaj Phoenix Suns. Kjo ishte fitorja e 41-të sezonale për Brooklyn Nets që iu fal paraqitjes mbresëlënëse të dy pre yjeve të skuadrës Kyrie Irving, i cili shkëlqeu me 34 pikë 6 kërcime dhe 12 asiste dhe Kevin Durant me 33 pikë. Phoenixit ndërkohë nuk i mjaftuan 34 pikët e realizuar nga Davon Booker. Ruajti pozitat në zonën play-off në Konferencën e Perëndimit Golden State Warriors që mposhti minimalisht me rezultatin 117-113 ndaj Sacramento Kings.

Stephen Curry me 37 pikë ishte më i miri mbi parket për Golden State që regjistroi suksesin e 31-të sezonal në 61-takime dhe aktualisht pozicionohet në vendin e 9-të në Perëndim. Surprizon Milwaukee Bucks që u mposht në Georgia nga Atlanta Hawks që po kalon një formë të shkëlqyer. 111-104 në favor të Atlantës ishte rezultati i sfidës me serbin Bogdan Bogdanovic që bëri të harrohej edhe mungesën e yllit të ekipit Trae Young pasi spikati me 32 pikë. Ndërkohë, 31 pikë 14 kërcime dhe 4 asiste të grekut Giannis Antetokounmpo nuk i mjaftuan Milwaukee-t për të evituar humbjen. Vijon rënia e lirë për Orlando Magic që pësoi humbjen e 11-të në 12 ndeshjet e fundit pasi u mposht edhe nga Indiana Pacers me rezultatin e thellë 131-112. Kjo ishte fitorja e 4-t rresht për skuadrën nga Indianapolis që iu fal 24 pikëve por edhe 8 kërcime e 9 asisteve të realizuara nga Brogdon.

(Kosova Sot Online )