Tërbohen tifozët e Milanit, pasi Donnarumma shihet duke qeshur pas humbjes 3:0

  • S.A /
  • 27 April 2021 - 09:28
Tërbohen tifozët e Milanit, pasi Donnarumma shihet duke qeshur pas humbjes 3:0

Tifozët e Milanit ndihen të zhgënjyer dhe të mllefosur me portierin Gianluigi Donnarumma, i cili u pa duke qeshur dhe duke bërë shaka me Pepe Reinan, pas humbjes së kuqezinjve 3:0 kundër Lazios. Portieri dhe kapiteni i tanishëm i kuqezinjve ende nuk ka arritur marrëveshje me klubin për kontratë të re, pasi ajo e tanishmja i mbaron më 30 qershor. Ronaldo s’dëshiron të luajë në Ligën e Evropës, e kërkon largimin nga Juventusi. Megjithëse i bëri disa pritje të mëdha, Donnarumma nuk mund ta parandalojë fitoren e thellë prej 3:0 të Lazios në Stadiumin Olimpik të hënën.

Pas përfundimit të ndeshjes, e cila bën që Milani të bjerë në pozitën e pestë në tabelën e Serie A dhe të rrezikojë të mos kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, Donnarumma u pa duke qeshur dhe duke bërë shaka me ish-bashkëlojtarin e vet dhe tani portierin e Lazios, Reina. Kjo nxiti reagime të ashpra nga tifozët e Milani në rrjetet sociale. Reagimet përfshinin: “e neveritshme”, “E ardhmja e Milanit. Jo, vdekja e Milanit”. Si dhe “Mos e lejoni të kthehet në qendrën stërvitore.

(Kosova Sot Online )