Ronaldo s’dëshiron të luajë në Ligën e Evropës, e kërkon largimin nga Juventusi

  • S.A /
  • 27 April 2021 - 09:39
Ronaldo s’dëshiron të luajë në Ligën e Evropës, e kërkon largimin nga Juventusi

Cristiano Ronaldo do të bëjë përpjekje për t’u larguar nga Juventusi në verë, nëse gjiganti italian dështon ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Superylli portugez Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të luajë në Ligën e Evropës – garën dytësore evropiane për klube – prandaj do të largohet nga Juve, nëse ajo luan në këtë garë sezonin e ardhshëm.

Ronaldo do ta vlerësojë kalimin në Paris Saint-Germain apo Manchester United në verë, nëse Juventusi dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.Juve është në vendin e katërt në tabelën e Serie A dhe mund të dështojë të kualifikohet në këtë garë për shkak të rezultateve të dobëta. Gazeta torineze, e afërt me klubin, Tuttosport, raporton se Ronaldo do t’i dëgjojë ofertat nga PSG-ja dhe Unitedi për t’u siguruar se do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online )