Ish-agjenti i Hazard: Ai do të bëhej lojtari më i mirë në botë nëse do të shkonte te Barcelona

  • S.A /
  • 27 April 2021 - 15:34
Ish-agjenti i Hazard: Ai do të bëhej lojtari më i mirë në botë nëse do të shkonte te Barcelona

John Bico, agjenti i Eden Hazard deri në vitin 2013, beson se belgu do të ishte bërë lojtari më i mirë në botë nëse do të ishte bashkuar me Barcelonën. Bico mendon se lëvizja e Hazard në Real Madrid erdhi një vit vonë, duke qenë se atij iu besua që ta zëvendësonte Cristiano Ronaldon. “Ishte një gabim që shkoi në Real Madrid në atë kohë, ishte një zgjedhje nga zemra, por pa ndonjë arsye të qartë,” i tha Bico Derniere Heure.

“Ai duhet të ishte larguar një vit më parë. Të shkosh te Real Madridi pas Ronaldos është si të ngjitesh në Himalajet me duarbosh. “Do ta kisha dekurajuar duke i thënë të shkonte në Madrid një vit më parë.”

Bico gjithashtu beson se kërkesa fizike te “Los Blancos” është e lartë dhe për këtë arsye do ta kishte këshilluar atë të mos nënshkruajë për ta, duke sugjeruar që Barcelona do të kishte qenë më mirë.

“Njerëzit nuk e kuptojnë dhe harrojnë përmasat e këtij klubi, të cilët kanë një stil që kërkon shumë fizik për sa i përket ritmit dhe intensitetit,” tha ai.

” Talentë si James Rodriguez nuk kanë qenë në gjendje të përshtaten. Në këtë pikë, Eden nuk është një lojtar i Real Madrid, përkundrazi një lojtar i Barcelonës.

“Barcelona është vendi ku ai duhet të kishte shkuar, ku topi vrapon më shpejt se lojtarët. Në Barcelona ai do të kishte më shumë liri në fushë, do ta kishte topin vazhdimisht në këmbët e tij. Atje, ai do të ishte bërë lojtari më i mirë në botë” – tha Bico.

(Kosova Sot Online )