E konfirmon Bylbyl Sokoli, në bisedime me klubin e Superligës

  • S.A /
  • 27 April 2021 - 15:51
E konfirmon Bylbyl Sokoli, në bisedime me klubin e Superligës

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli pritet të rikthehet në Superligën e Kosovës në sezonin e ardhshëm, por ende nuk dihet se në stolin e cilës skuadër. Sokoli  konfirmoi se është në bisedime, por pa e treguar emrin e klubit. Jam në bisedime. Nuk mund ta them emrin e klubit. Vetëm prej fillimit të kampionatit mund të angazhohem, ndryshe jo” – u shpreh “Profa”.

Ai e konfirmoi gjithashtu se është në bisedime me një klub nga Superliga e Kosovës. Sokoli më 13 dhjetor të vitit të kaluar mori drejtimin e Gjilanit, për të vazhduar deri më 12 mars, kur dha dorëheqje. Që nga marsi, ai nuk është angazhuar më te ndonjë skuadër, ndërsa një gjë e tillë pritet të ndodh në fillim të edicionit 2021/21. 

(Kosova Sot Online )