Zidane shuan shpresat për Ferland Mendyn para ndeshjes me Chelsean

  • S.A /
  • 30 April 2021 - 16:36
Zidane shuan shpresat për Ferland Mendyn para ndeshjes me Chelsean

Ferland Mendy, mbrojtësi i majtë i Real Madridit, vështirë se do t’ia dalë të rikuperohet për ndeshjen me Chelsean të mërkurën. Ai mungoi edhe në barazimin 1-1 në gjysmëfinalen e parë dhe ende nuk është stërvitur me ekipin e parë pas dëmtimit që pësoi javë më parë. 

Në mungesë të tij, Zinedine Zidane do të detyrohet të luajë sërish me Marcelon, që është shumë larg nivelit të viteve të kaluara, me të cilin Real Madridi fitoi katër trofe të UEFA Champions League. A do të jetë gati Mendy për ndeshjen me Chelsean? “Nuk e di për momentin, nesër s’do të jetë me ne. Ende nuk është stërvitur me grupin, do të shohim ditë pas dite para ndeshjes me Chelsean”, tha Zidane. 

(Kosova Sot Online )