Lewandowski, Neymar, Kante, Ramos – Van Gaal deshi të krijojë 11-shen e ëndrrave te United

  • S.A /
  • 30 April 2021 - 16:41
Lewandowski, Neymar, Kante, Ramos – Van Gaal deshi të krijojë 11-shen e ëndrrave te United

Louis Van Gaal ka zbuluar se gjatë kohës sa ishte në krye të Manchetser United, tentoi të blinte shumë lojtarë, yje atëherë dhe yje sot – por asnjëherë nuk iu plotësua dëshira nga drejtuesit e “Djajve të Kuq”.Van Gaal, që drejtoi Manchester Unitedin nga korriku i vitit 2014 deri më maj 2016, nuk e kupton përse, klubi që gjithmonë flitej se ka më së shumti para, nuk tregohej i mençur në merkato.

Ai ka zbuluar se si i deshi në skuadër lojtarë si Hummels, Ramos, Mahrez, Lewandowski, Mane, Kante etj, por asnjëri prej tyre nuk zbarkoi asnjëherë në “Old Trafford”. “Doja të blija Lewandowskin. Pasi e pashë që ishte shumë e vështirë për t’ia marrë Bayernit, tentova të transferoj Gonzalo Higuainin. Përpara se të merrja drejtimin e United, diskutuam me drejtuesit edhe në lidhje me mundësinë e blerjes së Neymar. Një opsion interesant edhe në lidhje me numrin e madh të fanellave që do të shiste. Në krahë doja lojtarë të shpejtë, kështu që tentuam Sadio Manen dhe Riyad Mahrez. Edhe Thomas Muller ishte pjesë e listës së dëshirave, ndërsa në mesfushë doja N’Golo Kanten”, tha ai për FourFourTwo.  “Mbrojtja? Doja Sergio Ramos dhe Matts Hummels, pasi nuk ishim të fortë në këtë repart. Këta ishin objektivat e mi, por nuk ia dolëm të merrnim asnjërin prej tyre. Nuk e kuptova kurrë pse ndodhi kështu. Pasi u largova unë, lojtarë si Mahrez dhe Kante përfunduan te Manchester City dhe Chelsea. Drejtuesit e United nuk ishin kurrë në gjendje t’i blinin këta lojtarë. Më duket shumë e çuditshme”. Gjatë kohës te United, Van Gaal fitoi vetëm një trofe me “Djajtë e Kuq”, FA Kupën.

(Kosova Sot Online )