Koeman merr dënimin për kartonin e kuq, mungon në ndeshjen më të rëndësishme të Barcelonës

  • S.A /
  • 30 April 2021 - 16:46
Koeman merr dënimin për kartonin e kuq, mungon në ndeshjen më të rëndësishme të Barcelonës

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman është njoftuar me dënimin pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen e djeshme ndaj Granadas, që katalonasit e humbën me rezultat 1:2.

Komisioni ka marrë vendim që ta suspendojë holandezin me dy ndeshje.

Koeman do të mungojë ndaj Valencias dhe ndaj rivalit direkt për titull, Atletico Madridit.

Aktualisht Barcelona është në vendin e tretë me 71 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi në vendin e dytë. Atletico Madridi kryeson renditjen tabelare me 73 pikë.

(Kosova Sot Online )