Neymar: Do të vdes në fushë për ta mposhtur Manchester City-n

  • S.A /
  • 03 May 2021 - 10:18
Neymar: Do të vdes në fushë për ta mposhtur Manchester City-n

Neymari ka thënë se do të bëjë gjithçka për t’i ndihmuar skuadrës së vet, Paris Saint-Germain, ta mposhtë Manchester City-n, edhe në qoftë se i duhet të vdesë në fushë për ta arritur këtë. PSG-ja pësoi humbje 2:1 kundër City në Parc des Princes në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve. Skuadra franceze ka një mal për ta kapërcyer shkaku i asaj disfate në shtëpi, kur të përballet sërish me anglezët të martën në Etihad. Por Neymari ka ende shpresa të mëdha se kampioni francez mund ta arrijë finalen e dytë radhazi dhe është zotuar se do të udhëheqë nga fronti në përpjekje për ta arritur përmbysjen pak të mundshme.

Duke folur pas fitores së PSG-së 2:1 kundër Lens, anësori brazilian tha:  “Gjëja që duhej të bëjmë tani është të përqendrohemi në Ligën e Kampionëve”. “Ndeshja e parë kundër Manchester City ishte shumë e vështirë, por ne duhet të besojmë, pavarësisht se çfarë thonë statistikat dhe përqindja e mundësive tona për të fituar”, shtoi ai. Ai nënvizoi: “Unë jam në vijën e frontit dhe do të jem luftëtari i parë që i futet betejës për ekipin. Do ta jap më të mirën nga vetja dhe do të bëj gjithçka për ta arritur finalen, edhe në qoftë se duhet të vdes në fushë”.

(Kosova Sot Online )