KGJK-ja e kapur edhe kriminalisht, injoron qytetarët që ju bëhen padrejtësi nga gjykatës të ndikuar nga krimi i organizuar!

KGJK-ja e kapur edhe kriminalisht, injoron qytetarët që ju bëhen padrejtësi nga gjykatës të ndikuar nga krimi i organizuar!
KGJK-ja e kapur edhe kriminalisht, injoron qytetarët që ju bëhen padrejtësi nga gjykatës të ndikuar nga krimi i organizuar!

Dardan Grapci

  • 01 May 2021 - 17:17

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk duhet të jetë kaq neutral e teper tolerues sa i përket përgjegjësisë së gjyqtarëve të cilët e kanë shkelur ligjin e kushtetuten dhe kanë bërë edhe shkelje të të drejtave të njeriut gjatë procesit të gjykimit të rasteve të ndryshme. Nëse Këshilli Gjyqësor vazhdon për t’i amnistuar të gjithë Gjyqtarët shkelës të ligjit, dhe vazhdon t’i mban sekret emrat e atyre që i bëjnë ato shkelje, atëherë Qeveria e Kosovës duhet që sa më shpejtë, të kërkon ridefinimin dhe ashpersimin e politikave të funksionimit ne detyrim te ligjit e ligjshmerise ne gjykatat e Kosoves , e tera kjo permes komunikimit me KGJK-së e përmes Ministrisë së drejtësisë dhe ekspertëve të legjislacionit, për ta shkarkuar te gjithë përbërjen e tanishme të KGJK-së dhe krijimin e një strukture të re e te besueshme dhe të guximshme, profesionale dhe llogarikërkuese për gjykatat dhe gjyqtarët e të gjitha niveleve ne Kosove.

Kur kemi parasysh se kanë qenë të raportuara 135 ankesa disiplinorë brenda 1 viti, ato nuk janë, prandaj KGJK-ja duhet të jetë shumë më i ashpër në trajtimin e rasteve të tilla duke i sanksionuar të gjithë ata gjyqtar që përfshihen në raste të tilla që i detyrojnë palët të ankohen për shkeljen e të drejtave të tyre të garantuara me ligj e me kushtetutë, prandaj shkelësve të këtyre rasteve të ngjashme në të ardhmen duhet të ju ndalohet e drejta e vazhdimit të ushtrimit të detyrës, nëse bëhet fjalë për shkelje serioze dhe të qëllimshme. Në rastet më të buta, në shkeljet që bëhen si pasojë e jo profesionalizmit, duhet të ju ndalohet ushtrimi i detyrës më së paku për një vit, deri në 3 vjet, dhe njëkohësisht të ndëshkohen edhe me gjoba të rënda materiale.Nderkohe qe ata mund te ndiqen edhe ne procedure penale per vepra te renda.

Kosova po identifikohet vazhdimisht si vend i cili po renditet nder vendet e para, për sa i përket nivelit të krimit të organizuar, si pasojë e mos funksionimit të drejtësisë, gjyqësorit, ku pasiguria për jetën e qytetarëve po e bënë shtetin tonë një qendër të lirë për të gjitha veprimtaritë kriminale që dominojnë dhe veprojnë sot kudo në botë. Kjo katrahurë është krijuar sepse mafia në Kosovë është e pa prekshme nga ligji dhe ka pasur vazhdimisht mbështetje të fuqishme nga mafio-politika sepse vetë politika e deritashme në krye të shtetit ka qenë e ingranuar thellësisht në botën e Krimit të Organizuar vet dhe permes SHIK-ut ilegal.

Nëse e shikojmë me një sy shumë realist, do të vërejmë se kufiri ndarës i një krimineli me një mafiopolitikani është tepër i ngushtë, gati i padukshëm, sepse për dy dekadat e kaluara mafia politike ishte bërë drejtuesja faktike e kriminale e shtetit tonë, së bashku me prokurorinë dhe gjykatat e tej instrumentalizuara nga kjo lidhje mafioze.Kur nuk funksionon drejtësia vjen në shprehje kapitullimi i shtetit ligjor me përgjegjësinë e vetë pushtetarëve mafioze , që edhe te gjithe mekanizmat e sundimit të ligjit i kanë uzurpuar dhe shtetin e kanë shndërruar në një xhungël ku qytetarët janë kthyer në qenie pa mbrojtje ligjore e shtetërore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".