Lexoni edhe:
Servilët e kuislingut Thaçi, me shantazhe kundër Qeverisë Kurti
E ardhmja e Gareth Bale është e pasigurt, pasi huazimit të tij në Tottenham nga Real Madridi po i vjen fundi.
Bale tha kohë më parë se qëllimi i tij është të kthehet në Madrid për ta përmbushur vitin e fundit të mbetur në marrëveshjen e tij me Realin.
Nuk është ende e qartë nëse Tottenhami dëshiron ta mbajë atë në klub përtej këtij sezoni, pasi është në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Jose Mourinhos.
Servilët e kuislingut Thaçi, me shantazhe kundër Qeverisë Kurti Lexoni edhe:
Daily Mail raporton se presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy, do t’ia lërë në dorë trajnerit të ri të vendosë për fatin e Bale. Mundësia mbetet që Bale ta kalojë edhe një vit në huazim nga Real Madridi dhe pastaj t’i bashkohet Tottenhamit përfundimisht në verën e vitit 2022.
Për ta shfrytëzuar këtë mundësi, klubit londinez i duhet pajtimi i Bale, i cili nuk është i parapëlqyer më në Madrid.
((Kosova Sot Online )