Pas dy sezoneve, rikthehet në Serie A ekipi i njohur italian

  • S.A /
  • 04 May 2021 - 16:20
Pas dy sezoneve, rikthehet në Serie A ekipi i njohur italian

Empoli zyrtarisht është promovuar në elitën e futbollit italian, pas dy sezoneve të kaluara në rangun e dytë.

Ata mposhtën sot Cozensan me rezultat 4:0 dhe siguruan edhe matematikisht inkuadrimin në Serie A edicionin e ardhshëm. Empoli promovohet në Serie A për herë të pestë në 20 vitet e fundit me 18 fitore, 16 barazime dhe vetëm dy humbje këtë sezon.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë dy ekipet tjera që do t’i bashkohen Empolit në Serie A.

Në anën tjetër nga Serie A në B deri tash kanë rënë Crotone dhe Parma. 

(Kosova Sot Online )