“A je ti i ziu i kompanisë?” Trondit Lehmaan, i dërgon gabimisht mesazh racist Aogos

  • S.A /
  • 05 May 2021 - 13:48
“A je ti i ziu i kompanisë?” Trondit Lehmaan, i dërgon gabimisht mesazh racist Aogos

Jens Lehmann është përfshirë në një stuhi racizmi në Gjermani, pasi i ka dërguar gabimisht mesazh në telefon analistit të Sky Sport, Dennis Aogo, duke e pyetur nëse ai është “i ziu i kompanisë”.

Ish-portieri i Gjermanisë dhe Arsenalit Lehmann, i cili edhe vetë punon tani si analist i sportit, është shkarkuar nga bordi i drejtorëve nga klubi i Bundesligës, Hertha Berlin, pasi Aogo e postoi një fotografi të mesazhin që e kishte pranuar nga ai në WhatsApp. Superliga i sjell tri ndeshje sot, vëmendja në Derbin e Anamoravës.

Në mesazhin që Lehmann ia kishte dërguar gabimisht Aogos, shkruhej: “A është Dennisi në fakt i ziu i juaj?”, i ndjekur nga një emotikon qesharak.

Aogo e postoi fotografinë me përmbajtjen e mesazhit racist në Instagram dhe shkroi: “UAU… ky mesazh mbase nuk më drejtohej mua!!!” . Lehmann e kishte dërguar atë mesazh në WhatsApp pak pasi ishte larguar nga studio e Sky Sport, ku po e analizonte ndeshjes e Ligës së Kampionëve mes Manchester City dhe PSG-së.

Ai pritet të përballet me kritika të mëdha në Gjermani tani dhe Berlini u bë i pari që u distancua nga ai duke e shkarkuar edhe nga bordi i klubit. 

Image

(Kosova Sot Online )