Lufta kundër korrupsionit, parakusht kryesor i zhvillimit ekonomik

Lufta kundër korrupsionit, parakusht kryesor i zhvillimit ekonomik
Lufta kundër korrupsionit, parakusht kryesor i zhvillimit ekonomik

Dardan Grapci

  • 05 May 2021 - 13:04

Shkruan: ANALIST - Dardan Grapci

Që nga viti i kaluar, kur është rrezuar Qeveria Hoti, LVV dhe Vjosa Osmani asnjëherë nuk kanë pushuar së premtuari luftimin e korrupsionit, zhvillimin ekonomik si top prioritet përmes instalimin e shtetit të shtetit të së drejtës.  Si çdo Qeveri e kaluar, edhe kjo si duket ende pa filluar, kane filluar kritikat ndaj tyre nga opozita, populli dhe mediat, prandaj është koha që tash të veprohet dhe të shihen rezultatet e para konkrete dhe të prekshme. Në fokus të programit gjithsesi duhet të jetë kapitulli i zhvillimit ekonomik dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

Vetëm me një ashpërsim të luftës anti mafia dhe kundër krimit të organizuar, sigurohet hapësirë e mjaftueshme për ekonominë e lirë të tregut dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Jemi mësuar të dëgjojmë shpesh të thuhet se mafia dhe krimi I organizuar nuk ekziston më, që është në shkatërrim e sipër, se mafia është mundur, është zhdukur, prandaj këto  konstatime janë deklarata naive  sepse është në interes të ndonjë pale të thuhet se mafia dhe krimi I organizuar nuk ekziston. Mafia e tanishme është shumë e sofistikuar sepse ajo riorganizohet dhe vepron e nuk pushon, është mjeshtri veprimi  që vë në qendër ndërmjetësimin dhe mos rënien në sy.

E bënë këtë sepse  ka arritur që të futet thellë edhe në politike prandaj së bashku me politikën që ka qenë në pushtet I ndajnë  interesat e ndërsjella, kështu I kontrollojnë  drejtësinë , ekonominë dhe të gjitha institucionet. Strategjia e mos rënies në sy  i  shërben rritjes së biznesit, dhe  është fryt i një mësimi të nxjerrë  nga  veprimi për dy dekada. Krimi në shoqërinë tonë është ende në nivele të larta, shumë shqetësuese për shtetin, shoqërinë dhe qytetarin. Me gjithë përpjekjet e bëra, duket se rezultatet në luftën kundër krimit e korrupsionit, nuk janë në përpjesëtim të drejtë me luftën e organizuar nga shteti dhe kapacitetet që i ka, policia dhe gjyqësori,  për të bërë zap këtë të keqe sociale, shqetësuese për shoqërinë tonë, prandaj programi i Qeverisë Kurti duhet të ketë një kapitull të veçantë pikërisht për të ju kundërvënë kësaj te keqe të madhe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".