Zbulohet këshilla që Zidane ua ka dhënë lojtarëve të tij para ndeshjes së sotme me Chelsean

  • S.A /
  • 05 May 2021 - 16:01
Zbulohet këshilla që Zidane ua ka dhënë lojtarëve të tij para ndeshjes së sotme me Chelsean

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është përpjekur t’i nxisë lojtarët e vet para ndeshjes së kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat, duke i këshilluar të luajnë në mënyrë agresive dhe ta shijojnë lojën me topin në këmbë.

Takimi i kthimit gjysmëfinalen mes Chelseat dhe Real Madridit luhen në Stamford Bridge në orën 21:00.

Reali udhëtoi drejt Londrës i vetëdijshëm se i duhet një rezultat goxha pozitiv, duke e ditur se ndeshja e parë në Madrid mbaroi 1:1.

Goli që Chelsea e shënoi si mysafir mund të jetë vendimtar, megjithatë Zidane ka besim në lojtarët e vet, “(Luani) shumë agresivë sepse ata janë mësuar kështu… shumë agresivë”, është kapur Zidane duke thënë nga kamerat e El Chiringuito.

“Dhe mos harroni, mbajeni topin, luani dhe shijojeni lojën me topin sepse kjo na ka sjellë këtu. Kështu ka qenë gjithmonë Real Madridi”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online )