Babai i Guardiolës e zbulon një sekret: “Pep do ta dëshironte Messin te Manchester City”

  • S.A /
  • 07 May 2021 - 10:42
Babai i Guardiolës e zbulon një sekret: “Pep do ta dëshironte Messin te Manchester City”

Valentí Guardiola, babai i Pep Guardiola, nuk e ka fshehur dëshirën e djalit të tij për të punuar sërish me Lionel Messin. Messi deshi të largohet nga Barcelona vitin e kaluar dhe të gjithë e shihnin atë duke luajtur në Angli te Manchester City. Por, ish presidenti, Josep Maria Bartomeu i bëri favor Barçës duke insistuar që Leo të mos largohet. E vetmja mënyrë se si Messi mund të linte Barçën, ishte përmes gjyqit dhe Leo kishte thënë; “S’dua të shkojë në gjyq me klubin e fëmijërisë, që më ka dhënë gjithçka” dhe në fund qëndroi.

Ka ende zëra se do të largohet nga Barcelona, me Manchester Cityn e Paris Saint Germain që po qëndrojnë në gatishmëri, por gjithashtu ka një pozitivitet te katalunasit se 33-vjeçari do të vazhdojë të qëndrojë në ‘Camp Nou’.  “Nuk ka asnjë klub në botë që nuk do të donte ta kishte atë (Messin) në skuadrën e tij. Unë e kam parë Messin të luajë që 12 ose 13 vjeç dhe jam habitur. Ai ishte gjeni edhe me ato vite. Ka pak lojtarë si Messi. Unë mendoj se Pep do të donte ta kishte atë në Manchester City”, deklaroi babai i Pep Guardiolës. 

(Kosova Sot Online )