“Nuk dua që Guardiola ta drejtojë Spanjën, dua të kthehet në Barcelonë”

  • S.A /
  • 07 May 2021 - 13:53
“Nuk dua që Guardiola ta drejtojë Spanjën, dua të kthehet në Barcelonë”

Valentí Guardiola, babai i Pep Guardiola, ka dhënë një intervistë së fundmi ku ka folur për shumë tema.

Ai u pyet edhe lidhur me mundësinë që Guardiola ta drejtojë një ditë Spanjën.

Valenti është kundër që djali i tij të emërohet trajner i Spanjës, derisa nuk e ka fshehur dëshirën që ai të rikthehet sërish në Barcelonë.

“Nuk jam askush që të them se çfarë duhet të bëjë Pep sepse është afër që t’i mbushë 50 vjet. Ai e di se çfarë është mirë e jo mirë për të. Mund të të them se nuk dua që ta drejtojë përfaqësuesen e Spanjës. Nuk e përjashtoi mundësinë që të kthehet në Barcelonë si trajner, apo si njeri që jep këshilla, por dyshoi që do të drejtojë Spanjën”, tha ai. 

(Kosova Sot Online )