Barça vs Atletico, Messi vs Saurez, vendimtare për titullin e La Ligës

  • S.A /
  • 08 May 2021 - 13:44
Barça vs Atletico, Messi vs Saurez, vendimtare për titullin e La Ligës

Në La Liga vazhdon të jetë gjithçka e hapur sa i përket titullit. Katër javë deri në mbylljen e këtij edicioni, katër klube po shpresojnë për titull në Spanjë.  Barcelona – Atletico, Real – Sevilla janë derbit e xhiros së 35-të ku mund të vendoset shumë sa i përket titullit. Kjo xhiro e nxehtë nis me takimin e sotëm në mes të Barçës dhe Atleticos, nga e cila sfidë mund të përfitojë edhe Real Madridi.

Në krye të tabelës së renditjes Atletico për momentin ka 2 pikë më shumë se gjigantët Real dhe Barça, ndërsa Sevilla ndjek nga prapa e gatshme për të përfituar, me 6 pikë më pak se “los colchoneros”.

Nëse Barça dhe Reali i fitojnë që të gjitha ndeshjet në dispozicion, në mënyrë të kuptueshme kampionët në fuqi, Madridi, do të mbrojnë me sukses titullin, për shkak të fitoreve 3-1 dhe 2-1 në sfidat direkte, andaj Reali do të shpresonte sonte në një fitore të rivalit, Barcelonës.

Do të jetë mbrëmje e veçantë pasi këtë herë do të vihen përballë në distancë e me fanella të ndryshme dy miqtë Lionel Messi dhe Luis Suarez, që janë sigurisht dy protagonistët më të spikatur të këtyre dy skuadrave, me nga 28 dhe 19 gola respektivisht, në listën “Pichichi”, të golashënuesve më të mirë të Primera Division.

Sfida zhvillohet në Camp Nou nga ora 16:15, aty ku Diego Simeone nuk ka fituar kurrë si trajner. 

(Kosova Sot Online )