ZYRTARE: Neymar te PSG deri më 2025

  • S.A /
  • 08 May 2021 - 15:47
ZYRTARE: Neymar te PSG deri më 2025

ZYRTARE: Neymar te PSG deri më 2025

Edhe zyrtarisht Neymar ka rinovuar kontratën me Paris Saint Germain. Braziliani ka rinovuar deri në vitin 2025,

Ishte raportuar se Joan Laporta, numri një i Barcelonës, po e mendon seriozisht rikthimin e Neymar në Camp Nou, por pandemia është shkaktari që Barça s’mund të bëjë diçka të tillë. Neymar do të mbetet dhe do të luajë në Paris deri në moshën 34-vjeçare. Ai do të përfitojë 30 milionë euro çdo sezon, plus bonuse, varësisht prej arritjeve. Neymar është pjesë e Parisit që nga viti 2017 kur u ble për 222 milionë euro nga Barça.

(Kosova Sot Online )