Zidane: “Unë jam fajtori, të fokusohemi te katër finalet”

  • S.A /
  • 08 May 2021 - 16:02
Zidane: “Unë jam fajtori, të fokusohemi te katër finalet”

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes në La Liga me Sevillën.

Reali eende ka shanse që të fitojë të paktën një titull këtë edicion, La Ligën dhe për ta bërë këtë, Zizu kërkon që të harrohet eliminimi i dhimbshëm nga Champions League dhe të fokusohen të finalet e mbetura.

Reali finalen e parë e luan në shtëpi me Sevillën, më pas do të luajë dy ndeshje në udhëtim, me Granadën dhe Bilbaon, derisa e mbyllë sezonin në shtëpi me Villarrealin.

“Sevilla është ekip i mirë, do të jetë një lojë ndryshe nga ajo me Chelsean dhe do të jetë e vështirë. Ne e dimë për çfarë po luajmë. Kanë mbetur edhe katër finale. Duhet ta harrojmë Ligën e Kampionëve tani dhe të përqendrohemi te titulli në La Liga”, u shpreh ai.

“Kritikat? Unë kam përgjegjësi kur fitoj dhe humbas. E rëndësishme është të jap gjithçka. Babai im më thoshte: punë, punë dhe vetëm punë. Pjesa tjetër është bla, bla, bla”.

(Kosova Sot Online )