Lexoni edhe:
Pique e sulmon keq Suarezin: Mjaft më trashaluq, s’mund ta kesh seriozisht
Sulmi i Kombëtares shqiptare vazhdon të tregojë një formë në rritje javët e fundit, teksa lojtarët kryesorë të këtij reparti po shkëlqejnë me klubet e tyre nëpër Europë. Këtë fundjavë Rey Manaj nuk mungoi në takimin me golin. “Bomberi” shqiptar realizoi për Barcelonën B në fitoren e vështirë 4-3 ndaj Villareal B, që e mban ekipin katalan në lojë për t’u ngjitur një ligë më lart sezonin e ardhshëm.
Pique e sulmon keq Suarezin: Mjaft më trashaluq, s’mund ta kesh seriozishtLexoni edhe:
Manaj shënoi në minutën e 67-të një gol mjaft të bukur për nga realizimi, duke goditur një diagonale me të djathtën në hyrje të zonës, që nuk i la asnjë shans portierit kundërshtar. Ky gol, që fiksoi shifrat momentale në 4-1 për Barcelonën B, do të rezultonte vendimtar në fund për 3 pikët, pasi Villareal B shënoi edhe dy herë të tjera, duke ngushtuar diferencën dhe mund të kishte barazuar.
Ishte goli i 12-të sezonal për Rey Manajn, i cili edhe me Kombëtaren ka bërë paraqitje shumë të mira në ndeshjet e fundit. Ashtu si Broja, Cikalleshi dhe Uzuni, edhe lushnjari ka shënuar rregullisht me klubin duke premtuar edhe më shumë gola kuqezi.
(Kosova Sot Online )