Cavani e vazhdon marrëveshjen me Manchester Unitedin

  • S.A /
  • 10 maj 2021 - 16:08
Cavani e vazhdon marrëveshjen me Manchester Unitedin

Edinson Cavani e ka vazhduar kontratën me Manchester Unitedin për edhe një sezon tjetër. Cavani iu bashkua Unitedit verën e kaluar në një marrëveshje njëvjeçare, e cila pritej t’i mbaronte në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi uruguaian nuk shihej i lumtur me jetën në Angli, pasi babai i tij kishte thënë kohë më parë se djali i tij dëshironte të kthehej në Amerikën Jugore për të luajtur për Boca Juniors në Argjentinë.

Megjithatë, trajneri Ole Gunnar Solskjaer i ka bërë presion bordit të klubit ta mbajë Cavanin të paktën për edhe një sezon tjetër.

Reklamë

Dhe sipas Fabrizio Romanos, marrëveshja mes palëve është arritur dhe Cavani do të qëndrojë në Old Trafford deri më 2022.

“Edinson Cavani ka nënshkruar me Manchester Unitedin deri në qershor 2022, për edhe një sezon tjetër. Njoftimi zyrtar pritet në ditët në vijim, por marrëveshja është arritur dhe kompletuar”, shkroi Romano në Twitter.

34-vjeçari i ka shënuar nëntë gola në 23 paraqitje për Unitedin në Premierligë këtë sezon, shumicën e të cilave i bëri si zëvendësues në pjesën e dytë.

(Kosova Sot Online )