Ekipi italian promovohet në Serie A pas 22 viteve

  • S.A /
  • 10 May 2021 - 16:15
Ekipi italian promovohet në Serie A pas 22 viteve

Ekipi italian, Salernitana është promovuar në Serie A, ku do të bëjë gara nga edicioni 2021/22.

Këtë Salernitana e arriti pas fitores bindëse 0:4 ndaj Pescaras.

Kështu, si ekip i vendit të dytë në Serie B, ata sigurojnë inkuadrimin në Serie A pas 23 viteve.

Kjo është hera e tretë që Salernitana inkuadrohet në Serie A. Hera e fundit ishte edicioni 1997/98, kurse para kësaj ishte promovuar edhe në edicionin 1946/47.

Të dy këto herat, ata qëndruan në elitën e futbollit italian për vetëm një sezon. 

(Kosova Sot Online )