Çfarë ka ndodhur me Ronaldon? Asnjë goditje në portë kundër Milanit, madje as prekje të topit në zonë

  • S.A /
  • 11 May 2021 - 09:07
Çfarë ka ndodhur me Ronaldon? Asnjë goditje në portë kundër Milanit, madje as prekje të topit në zonë

Juventusi u turpërua duke u rrahur 3:0 nga Milani të dielën dhe as Cristiano Ronaldo nuk ka mundur t’iu ik kritikave të shumta pasi u zhduk fare në Allianz Stadium atë natë. Skuadra e Andrea Pirlos nuk u duk aspak si një ekip që është në gjendje të garojë në Ligën e Kampionëve dhe ajo humbje e lë jashtë top katërshes në Serie A dhe pothuajse pa gjasa për ta siguruar një vend në garën më prestigjioze sezonin e ardhshëm. “Pa guxim, pa lojë, pa identitet”,  e quajti gazeta e madhe italiane, La Gazzetta dello Sport, paraqitjen e Juventusit.

E përditshmja italiane foli edhe për “fantazmën” Cristiano Ronaldo, i cili nuk ia doli ta prekë topin në zonën e Milanit asnjëherë në pjesën e parë.Asnjë goditje në cak. Cristiano Ronaldo ishte plotësisht i pavërejtur dhe nuk qe në gjendje ta bënte qoftë edhe një goditje në portën e Gianluigi Donnarummas. Ai i kishte dy goditje në përgjithësi, por asnjëra prej tyre nuk ishte në cak.“Ai bredhi andej-këndej nëpër fushë pa gjetur hapësirë, megjithëse e pati Alvaro Moratan përkrah”, shkroi e përditshmja italiane.

(Kosova Sot Online )